Video

20/06/2014 23:23:00

Kosta Rika mposht Italinė, 1-0

Kosta Rika kthehet nė njė prej surprizave mė tė mėdha deri mė tani nė kėtė botėror futbolli







HermesNews - Kosta Rika kthehet nė njė prej surprizave mė tė mėdha deri mė tani nė kėtė botėror futbolli. Pasi mundėn dy herė kampionėt e botės, Uruguajin nė ndeshjen e parė, ekipi i Amerikės Qendrore mposhti njė kampione mė tė madhe, Italinė. Tė kaltrit e Prandelit humbėn 1 me 0, duke ndėrlikuar shumė situatėn. Tashmė mbetet vendimtare, ndeshja e fundit nė grup pėrballė Uruguajit.
Italia u shfaq e lodhur, pavarėsisht disa ndryshimeve nė formacion. Nė portė u rikthye Bufon, pas njė lėndimi qė e la jashtė ndeshjen e parė, si dhe mbrojtėsi i djathtė i Milanit, Abate dje mesfushori Tiago Mota.

Loja e italianėve u pėrqendrua te sulmuesi Baloteli, por ky i fundit nuk u furnizua siē duhet nga mesfusha, duke bėrė qė nė fushė tė shfaqej njė Itali e vakėt.
Fundi i pjesės sė parė shėnoi edhe njė moment tė dyshimtė, kur sulmuesi i Kosta Rikės Campbell u rrėzua nė zonė, por arbitri vazhdoi lojėn.
Vetėm njė minutė mė vonė, nė tė 44-ėn, pas njė harkimi nga e majta, sulmuesi tjetėr i kėtij ekipi, Ruiz gjuan me kokė dhe topi pėrplaset nė traversė e mė pas nė tokė. Teknologjia shuajti ēdo dyshim edhe nė kėtė rast, pasi u pa se topi e kishte kaluar vijėn fatale.

Pjesa e dytė shfaqi njė Itali qė pavarėsisht ndryshimeve, me futjen nė lojė tė Kasanos, Insinjes dhe Ēerēit, nuk arriti tė gjente portėn kundėrshtare nė asnjė moment. Ndėrsa Kosta Rika u mbyll nė zonėn e saj, nė mbrojtje tė rezultatit, qė i ēon nė fazėn e 1 tė 8-ve nė kėtė botėror.

Arbėr Meēenovi